Subjekt jofitimprurës · Themeluar më 28 Nëntor 2023, Mazgit, Komuna e Obiliqit organizatashqiptaria@gmail.com

Organizata Shqiptaria · OSH

Për ruajtjen e identitetit dhe unitetit kombëtar.

Një strukturë e vendosur në ruajtjen e vlerave kombëtare, e pozicionuar mbi çdo fe — e angazhuar për gjuhën, traditën dhe laicitetin e shtetit, në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Lexo më shumë
Stema e Organizatës Shqiptaria
28 Nëntor 2023Data e themelimit
Mazgit, ObiliqKuvendi themelues
JofitimprurëseStatusi i subjektit
Mbi çdo fePozicionimi i organizatës

01 — Njohja

Kush është Organizata Shqiptaria (OSH)?

Organizata Shqiptaria (OSH) është një subjekt jofitimprurës, i themeluar në kuvendin e mbajtur më 28 Nëntor 2023 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit.

OSH është një strukturë e vendosur në ruajtjen e vlerave kombëtare, duke u pozicionuar mbi çdo fe. Ajo nuk promovon asnjë fe të caktuar, nuk shndërrohet në organizatë konfesionale apo dogmatike dhe nuk synon krijimin e një religjioni të ri, qofshin ato dogmatike apo tradicionale. Megjithatë, ajo respekton lirinë individuale të besimit dhe pluralizmin fetar.

Ne angazhohemi për ruajtjen e identitetit dhe unitetit kombëtar, duke promovuar dialogun dhe tolerancën, por gjithmonë duke iu kundërvënë tendencave shkombëtarizuese, qofshin ato fetare apo ideologjike.

02 — Konteksti

Sfidat e kombit shqiptar

Kombi ynë përballet me fenomene të ndryshme radikale fetare. Ortodoksizmi serb synon përvetësimin e kishave dhe monumenteve historike në Kosovë, ndërsa islami radikal përhapet me elementë politikë dhe terroristë. Ortodoksizmi ka ndikuar që shumicën shqiptare në Greqi ta shndërrojë në „grek“ dhe në Maqedoninë e Veriut të shndërrohen në maqedonas të krishterë. Nga ana tjetër, islami radikal ka ndikuar në ndryshimin e identitetit kombëtar, duke promovuar „kombin musliman“ në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun e Novi Pazarit.

Fatmirësisht, në Sanxhak ka individë që po ringjallin ndjenjën kombëtare shqiptare, megjithëse ndikimi islam është i theksuar, siç vërehet në përdorimin e përshëndetjeve dhe ceremonive fetare në gjuhën arabe. Prandaj angazhimi i OSH ka të bëjë edhe me unifikimin shpirtëror të shqiptarëve rreth kauzës kombëtare, pavarësisht partie politike, feje apo gjeografie.

03 — Puna jonë

Angazhimi i OSH

OSH synon të parandalojë këto tendenca të dëmshme duke rritur vetëdijen kombëtare, duke ruajtur vlerat, gjuhën dhe traditat shqiptare. Aktivitetet tona zhvillohen si në trojet shqiptare, ashtu edhe në diasporë, duke përfshirë:

I

Aktivitete direkte

Veprimtari të drejtpërdrejta me qytetarët dhe me klerikët.

II

Vetëdijesim përmes mediave

Përdorimi i mediave për ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe informimin e publikut.

III

Bashkëpunim institucional

Bashkëpunim me institucionet shtetërore për mbrojtjen e vlerave dhe të trashëgimisë kombëtare.

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë përkushtuar në përvetësimin e kishave dhe monumenteve shqiptare. Njëkohësisht, islami radikal ka depërtuar në shoqëri përmes klerikëve radikalë dhe grupeve terroriste, me fokus tek rinia.

OSH angazhohet për ruajtjen e laicitetit të shtetit të Kosovës. Aktivitetet fetare duhet të zhvillohen vetëm në hapësirat e destinuara për to dhe nuk duhet të ndikojnë në institucionet publike, sidomos ato arsimore. Secili rast i interferimit të feve në institucionet shtetërore dhe në jetën publike të qytetarëve është interferim qëllimkeq dhe tendencë për tjetërsimin e institucioneve, kulturës, gjuhës e traditës sonë kombëtare.

04 — Diaspora

Mërgata

Shqiptarët në mërgatë, në mungesë të organizimit të jetës dhe aktiviteteve kulturore nga ana e ambasadave përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës, i janë nënshtruar rrymave fetare të cilat në emër të kombit përhapin ideologjitë e tyre, të cilat në të shumtën e rasteve janë në kundërshtim me vlerat tona, kulturën, traditën dhe gjuhën.

Rol të veçantë në orientimin kundër vlerave shqiptare luajnë disa klerikë muslimanë të cilët, duke qenë edhe të pakualifikuar, hapin kurse të gjuhës shqipe, por gjithmonë prapa kësaj fshehin qëllimet për tjetërsim gradual të kulturës, traditës dhe gjuhës sonë.

Lidhur me këto fenomene do të duhej që Shqipëria dhe Kosova, përmes ambasadave të tyre dhe intelektualëve në mërgatë, të ndërmarrin masa në mënyrë që të mos manipulohet me rininë tonë, të cilët jo rrallë si individë nga komuniteti shqiptar po u bashkohen grupeve terroriste islamike.

05 — Parimi

Shteti, kombi dhe feja

Kombi shqiptar nuk është ndërtuar mbi baza fetare, pasi ka tre besime kryesore dhe sekte të ndryshme. Prandaj, identifikimi i kombit me fenë është i pamundur. Duhet të ekzistojë një ndarje e qartë mes shtetit, kombit dhe fesë, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe specifikat kulturore.

06 — Platforma

Qëndrimet e OSH

OSH kërkon angazhimin e aktivistëve dhe të shtetit për kthimin në normalitet të kombit shqiptar, duke kufizuar ndikimin e konfesioneve fetare në institucionet shtetërore. Duhet të zhvillohen dialogë me klerin musliman dhe të sigurohet që ritet fetare të kryhen vetëm brenda objekteve fetare, pa ndikuar rendin publik dhe sistemin arsimor. Aktualisht, feja ndikon negativisht në arsim, pasi fëmijët joshen për të marrë pjesë në ligjërata fetare, duke u larguar nga plan-programi shkollor.

OSH gjithashtu angazhohet që ndërtimi i objekteve fetare të respektojë planet urbanistike. Prania e objekteve fetare në zona publike shpesh krijon probleme si bllokimi i rrugëve dhe shqetësime të tjera për qytetarët. Në disa raste, policë praktikantë të fesë marrin pjesë në aktivitete fetare në vend që të kryejnë detyrat e tyre shtetërore, dhe automjetet e tyre bëhen faktorë në dhënien e shembullit të keq, duke shkelur rregullat e komunikacionit dhe të jetës publike të qytetarëve.

OSH insiston në:

  1. Përdorimin e gjuhës shqipe në ligjërata dhe predikime fetare, si formë e forcimit të identitetit kombëtar.
  2. Heqjen e simboleve dhe mbishkrimeve joshqiptare në ceremonitë mortore dhe në aktivitetet e tjera fetare.
  3. Ndarjen e qartë të institucioneve shtetërore dhe shkollore nga ato fetare.
  4. Parandalimin e ndikimit të fesë në arsim, sidomos në mërgatë, ku Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, si dhe ajo e Arsimit, duhet të kryejnë detyrat e tyre funksionale.
  5. Përshtatjen e veshjeve tradicionale shqiptare, në vend të atyre të huazuara nga kultura të tjera.
  6. Kufizimin e thirrjes së ezanit me altoparlant, konform ligjeve për mbrojtjen akustike, si dhe të kambanarëve.

Rregullat e mësipërme vlejnë për të gjitha hapësirat ku jetojnë bashkëkombësit tanë.

OSH vazhdon punën për mbrojtjen e identitetit kombëtar, ruajtjen e laicitetit të shtetit — në këtë rast atë të Kosovës dhe të Shqipërisë — dhe parandalimin e tendencave që cenojnë trashëgiminë shqiptare.

Bëhu pjesë e Organizatës Shqiptaria

Plotësoni formularin e anëtarësimit. Të dhënat tuaja përdoren vetëm për qëllime organizative.

07 — Kontakt

Na kontaktoni

Për bashkëpunim, informata ose pyetje lidhur me veprimtarinë e organizatës:

Email
organizatashqiptaria@gmail.com
Selia
Fshati Mazgit, Komuna e Obiliqit, Republika e Kosovës
Anëtarësimi